“Mërgata me Kryeministrin”, grupi i organizuar që po kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit

- Advertisement -

Në grupin e Facebook “Mërgata me Kryeministrin”, po bëhet thirrje që në mënyrë të organizuar të kërkohet dorëheqja e Presidentes Vjosa Osmani.

Konkretisht kjo thirrje vjen nga një profil me emrin Avni Ukshini.

Përmes një postimi në këtë grup, kërkohet “reagim” nga ana e qytetarëve.

Sipas këtij postimi, thuhet se Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.

“Presidente jep dorëheqje. Na ke zhgënjyer me 6 mars. Ti e shkele kushtetutën. Nuk të besojmë më”, është mesazhi që përdoruesi i Facebook-ut, Avni Ukshini kërkon të shpërndahet edhe në profilin e vetë Presidentes Osmani.

“Vetëm përmes reagimit të organizuar, të qetë dhe të përgjegjshëm, zëri i qytetarëve mund të dëgjohet dhe demokracia të mbrohet”, shkroi përdoruesi Ukshini.

Ky postim, i bërë më 9 mars, ka marrë 671 reagime, 149 komente dhe 62 shpërndarje. Vlen të theksohet se gjuha e përdorur nëpër komente është shumë e ulët.

Kjo fushatë duket e ngjashme me atë të publikuar pak më parë (këtu).

 

Të ngjashme

Të fundit