8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Mercenarët e Wagner-it raportohet se po tërhiqen nga Bahmuti

- Advertisement -

Mercenarët rusë nga grupi Wagner raportohet se kanë nisur të zhvendosen nga disa prej pozicioneve të tyre në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, që është shndërruar në epiqendër të luftimeve në rajonin lindor të Donjeckut.

Kështu thanë disa zyrtarë të lartë ukrainas dhe inteligjenca britanike.

Yevgeny Prigozhin, shefi i këtij grupi mercenar që ka udhëhequr sulmin në Bahmut, më 25 maj pretendoi se luftëtarët e tij kanë nisur që të largohen nga qyteti dhe do të zëvendësohen nga trupat e rregullta ruse.

Prigozhin pretendoi se luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e Bahmutit, një pretendim që është hedhur poshtë nga zyrtarët në Kiev, të cilët kanë thënë se forcat ukrainase ende kontrollojnë pjesë të këtij qyteti, që është shkatërruar nga luftimet e vazhdueshme.

Në të njëtën kohë, pala ukrainase konfirmoi për “disa lëvizje rotacionale” të forcave ruse në Bahmut.

“Në të vërtetë, ata po zëvendësojnë forcat, por sa masive dhe sa forca të grupit të tij kriminal do të tërheqë [Progozhini] do të duhet pak kohë të verifikohet”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Serhiy Cherevatiy më 27 maj.

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, i tha BBC-së se mercenarët e Wagner-it po largohen nga Bahmuti, por paralajmëroi se ata po “rigrupohen në tri lokacione të tjera”. Ai shtoi se “kjo nuk nënkupton se ata do të ndalojnë së luftuar kundër nesh”.

Inteligjenca britanike tha më 27 maj se luftëtarët e Wagner-it “ka të ngjarë që kanë nisur të tërhiqen nga disa prej pozicioneve të tyre” në dhe përreth Bahmutit. /REL/

Rusia më herët ka pretenduar se Bahmuti është nën kontrollin e tyre, por forcat ukrainase kanë thënë se luftimet në këtë qytet po vazhdojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë në Bahmut dhe në rajonin e Harkivit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit