Mercedes-Benz ka zbuluar brendësinë e SUV-it të ardhshëm EQS 2023, automjeti më i madh sportiv elektrik i kompanisë deri më tani.
Siç raportohet, kjo makinë do ta ketë premierën e tij botërore më 19 prill.
Tashmë janë publikuar fotografi të shumta të brendësisë së automjetit, mirëpo jo edhe ato të pamjes së jashtme.

Sipas raportimeve, thuhet se automjeti i ri nga ky prodhues makinash do të jetë me shtatë ulëse.


