Mercedes-Benz AMG GT Black Series, pa dyshim se është një veturë “brutale”, por tani në treg është shfaqur modeli më i vjetër për të cilin të gjithë ëndërrojnë.
Fjala është për modelin SL65 AMG që shitet në SHBA, e çmimin që pronari e ka vënë është 336 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.
E derisa AMG GT Black Series është i fokusuar në performansa në pistë, ai më i vjetri SL65 AMG Black Serie është më shumë i orientuar në fuqi motorike, pavarësisht komponentëve të modelit AMG GT.
Shumë do të thoshin se është një kombinim i përkryer i agresivitetit dhe stilit. Një njësi e tillë është ofruar një shitje në SHBA, me një çmim prej 336 mijë dollarë.
SL65 AMG është prodhuar në vitin 2009, e deri më tani ka vetëm 30 mijë kilometra të kaluara. Pronari i ri do të merr dokumentacionin e plotë – përfshirë këtu atë të servisit. Mercedes-Benz kishte prodhuar vetëm 350 njësi të këtij modeli, e 175 ishin dedikuar për tregun amerikan.
Veturën e vë në lëvizje motori 6 litërsh V12 twin-turbo që prodhon 661 kuaj-fuqi, e ka të montuar edhe ndërruesin automatik me gjashtë shpejtësi. Fuqia motorike bartet në të katër rrotat.













