Kaka duhej të zgjidhte mes ish-bashkëlojtarit të tij në Real Madrid, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Debati për dy gjigantët e futbollit ka qenë i ndezur për më shumë se një dekadë.
Legjenda braziliane u pyet nga OneFootball se kë do të zgjidhte mes të dyve, ish-mesfushori i Milanit zgjodhi argjentinasi.
“Kam luajtur me Cristianon dhe ai është vërtet i mrekullueshëm, por unë do të shkoj për Messin. Ai është një gjeni, një talent i pastër. Mënyra se si luan është e pabesueshme”, deklaroi Kaka.
Fituesi i Kupës së Botës 2002 foli më pas për atributet pozitive të Ronaldos.
“Cristiano është një makinë. Nuk është vetëm mënyra se si ai është i fortë, i fuqishëm dhe i shpejtë; ai është i fortë mendërisht. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë dhe të luajë. Të jetë më i miri. Për mua, kjo është gjëja më e pabesueshme që ka”.
“Në historinë e sportit, ata (Messi dhe Ronaldo) janë padyshim në pesëshen e parë. Ne jemi shumë me fat që kemi qenë në gjendje t’i shohim të dy”, vazhdoi legjenda braziliane.
Kaka dhe Ronaldo luajtën 99 ndeshje në Real Madrid së bashku midis 2009 dhe 2013 dhe së bashku kontribuuan në 21 gola.
Nga ana tjetër, ai u përball me Messin në 12 ndeshje për Real Madridin dhe Brazilin, ku në katër prej tyre doli si fitues. Katër ndeshje përfunduan në favor të skuadrave të Messit, ndërsa katër me barazim.