8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mënyra natyrale si të mposhtni ankthin

- Advertisement -

Nëse ju vuani nga çrregullimet e ankthit, mundohuni të qetësoni veten me ushqim në vend të ilaçeve të cilat kanë dhe efekte anësore. Ja disa ushqime që do të reduktojnë nivelin tuaj të ankthit:

Peshqit me yndyrë

Në një studim të Universitetit të Ohajos, studentëve që iu dha për të konsumuar acid yndyror omega 3, shfaqën me rreth 20% më pak se të tjerët shenja ankthi gjatë provimit. Peshqit yndyror parandalojnë gjithashtu sëmundje si dementia, problemet vaskulare, ndihmojnë shëndetin oculularë, etj.

Çaji kamomilit

Kamomili është i njohur për vetitë e tij shëruese qysh në kohërat antike, por shkenca moderne me sa duket sapo ka filluar ta konsiderojë shkencërisht një fakt të tillë. Shumë doktorë dhe institucione shëndetësore në mbarë botën sugjerojnë përdorimin e çajit të kamomilit për të reduktuar ankthin.

Vezët

Truri ka nevojë për sasi të konsiderueshme të vitaminës B për të funksionuar normalisht. Kur kjo vitaminë mungon, mund të përjetojmë minimalisht konfuzion, nervozizëm dhe ankth, shkruan në një artikull revista amerikane Psychology Today. Pra, sigurohuni që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminës B, nga ushqime si bërxolla e derrit dhe e viçit, agrumet, vezët, etj. Vitaminë B është jetike për funksionimin normal të trurit.

Kosi

Ne dimë që truri dhe stomaku komunikojnë midis tyre, por studimet e fundit sugjerojnë se në këtë komunikim përfshihen edhe bakteret. Bakteret e mira (probiotike) jetojnë në intestine dhe ndihmojnë në funksionimin normal të shëndetit gastronomik. Por në vitin 2011, studiuesit irlandez gjetën se, duke u ushqyer me disa baktere protobiotike që gjenden tek kosi, kjo redukton sjelljet që lidhen me ankthin, depresionin dhe stresin.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me aminoacide L-theanine, të cilat në përgjithësi kanë efekte qetësuese. Në një studim, studentët konsumuan 200 miligram aminoacide L-thenine përpara provimit dhe ankthi i tyre u reduktua ndjeshëm në krahasim me më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit