Home Lajme Mentor Shala pas largimit nga RTK: Kjo është hakmarrje ndaj meje, do të merreni me Gjykatën

Mentor Shala pas largimit nga RTK: Kjo është hakmarrje ndaj meje, do të merreni me Gjykatën

0
Mentor Shala pas largimit nga RTK: Kjo është hakmarrje ndaj meje, do të merreni me Gjykatën

Mentor Shala ka reaguar pas largimit të tij nga Radio Televizioni i Kosovës.

“Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata. Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini”, ka shkruar ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin. Unë nuk kam dëshirë me fol, për dallim prej palës tjetër, deri sa hetuesia ta kryn punën e vet.

Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata.

Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash.

Exit mobile version