0.1 C
New York
Monday, February 2, 2026

Buy now

“Mendon se na plas tr*pi për ty?” – ish banorja e Bigut tregon për përplasjen me Olsa Muhametin

- Advertisement -

Gjatë intervistës në emisionin “Më prit të dielën”, ajo foli hapur për raportin e saj me produksionin. Pas aludimeve për favorizime brenda formatit, Jasmina zbuloi se ka marrë edhe një mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti. Mesazhi ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë:

“Sa e pështirë”, duke e akuzuar për mungesë mirënjohjeje.
Ajo publikoi përgjigjen e saj, duke theksuar se deklaratat nuk janë bërë për të tërhequr vëmendje apo për përfitime personale.

“Nëse do të kërkoja vëmendje, do ta kisha bërë pesë vite më parë dhe jo tani. Fjala mosmirënjohëse nuk më përket. Nuk kam thënë asgjë konkrete, e lashë qëllimisht në ajër duke përmendur vetëm ‘produksionin’, pa hyrë në detaje”, u shpreh ajo.

Sipas Jasminës, zgjedhja për të mos zbuluar gjithçka ka qenë e vetëdijshme, për të shmangur përmendjen e emrave dhe situatave specifike. Ndër rrëfimet më tronditëse ishte ai që lidhet me Dhomën e Rrëfimit, ku ajo pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga ana e produksionit. Jasmina tregoi se i është drejtuar drejtpërdrejt me fjalë të rënda:

“Mendon se na plas tr*pi për ty?”
Ajo theksoi se mungesa e respektit ka qenë konstante dhe se një sjellje e tillë ishte e përditshme gjatë qëndrimit të saj në BBVK.

Të ngjashme

Të fundit