16.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

“Mendoi se Kurtit i erdhi fundi”, Berisha: Qëndrimet e Ramës ndaj Kosovës antikombëtare

- Advertisement -

Ish-kryeministri  Sali Berisha tha se Parlamenti është një institucion në të cilin është e vështirë të ulesh, por sipas tij është një detyrim moral ndaj votuesve demokratë që ata të shkojnë atje dhe të shumëfishojnë përkushtimin dhe denoncimet ndaj regjimit.

Gjithashtu ai tha edhe se vera e nxori lakuriq Edi Ramën, duke shtuar se qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare e antishqiptare, por shkelin edhe Kosovës.

“Unë e kuptoj që për mënyrën se si funksionon Parlamenti, ai funksionon si një parlament cubash, hajdutësh dhe njerëzish që nuk kanë, nuk njohin as ligj, as moral, as kushtetutë e as rregullore. Parlamenti i cili shkelmon çdolloj rregullore dhe të drejte të deputetëve. Një parlament që është cdo ditë në funksion të Edi Ramës dhe të vjedhjeve.

Parë në këtë kontekst është tepër e vështirë ulja në atë sallë, por detyrimi më suprem ndaj zgjedhësve tanë na detyron ne që jo vetëm të ulemi, por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, alternativën tonë për qytetrët shqiptarë dhe denconcimet në të gjitha drejtimet ndaj këtij regjimi, që kryesohet nga një njeri, sot më i diskredituari në Ballkan dhe në Evropë pas Putinit dhe Lukashenkos.

Vera e nxorri “lakuriq” Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit sic është, një gangster i vërtetë, që nuk respekton asnjë normë, e asnjë parim. Por, kjo verë i preu biletën atij.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Sali Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit