6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Mendohuni para se t’i hidhni mbetjet e ushqimeve

- Advertisement -

Zakonisht, një pjesë të ushqimeve që konsumojmë e hedhim. Cilat janë llojet e mbeturinave të ushqimit që mund të jenë të dobishme.

Këto do të gjeni një listë të shkurtër të ushqimeve, mbeturinat e të cilave nuk duhen hedhur.

Mbetjet dhe lëkura e agrumeve
Lime, limoni dhe mbetjet e portokallit mund të lihen që të thahen dhe më pas mund të përdoren për të shtuar shijen e pjatave të ndryshme, duke filluar që nga supa, mishi dhe peshku. Përveç aromës, mbetjet e agrumeve janë plot me vitamina dhe minerale.

Gjethet e selinos
Gjethet e selinos mund të copëtohen dhe më pas të përdoren për ta bërë supën apo sallatën më të shijshme. Ato mund të përdoren gjithashtu në vend të majdanozit ose bimëve të tjera në lëngje

Mbetjet e kafesë
Llumi i kafesë mund të përzihet me vaj ulliri ose gjel dushi dhe mund të përdoret si scrub pastrues për lëkurën.

Kockat e pulës
Kockat e pulës janë po aq të dobishme sa edhe mishi. Mos i hidhni, sepse mund t’i zieni. Hidhini lëngut disa perime e erëza dhe përzierja do të marrë një shije të mirë pule.

Lëvozhgat e vezës
Lërini që të thahen dhe më pas bluajini lëvozhgat e vezës. Shtoni të bardhën e një veze dhe përziejini. Këtë përzierje mund ta përdorni si maskë për lëkurën e fytyrës. Ky lloj trajtimi do të detoksifikojë lëkurën tuaj dhe do ta bëjë atë më të butë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit