Mendimi për motin – 18.07.2025 – Trendet dyjavore.
Temperaturat ekstrem të larta në fillim të javës, sipas trendeve të fundit ka gjasa të vazhdojnë edhe duke shkuar kah pjesa e dytë e javës vijuese, që nënkupton që para do e kemi edhe një valë të re nxehtësie në vend, të katërtën përgjatë kësaj sezone verore. Temperatura mbi 35C deri në 38C ka gjasa të vijojnë deri nga dita e enjtë apo edhe e premtë. Lokalisht këto vlera ka të ngjarë që të arrinë deri në 40C, me potencial që ndoshta të regjistrohet ndonjë vlerë mbi 40C, e të jetë rekorde në nivel vendi. Në pjesë të vendit me temperatura minimale mbi 20C, do të regjistrohen netë tropike.
Fundjavën vijuese, shfaqen mundësi që të kalojnë vransira, me kushte për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat zbresin më afër normaleve, deri në 29C e 30C. Ditëve të fundit të korrikut, vazhdon mot kryesisht me diell, e vransira kalimtare, ndërsa temperaturat mbesin mbi mesatare deri në 32C e 33C, por që mundësitë të shkojnë në vlera më të larta mbesin ende. Për momentin vapa afrikane javën e ardhshme mund të jetë kulminacioni i të nxehtit për këtë sezonë verore, megjithëse trendet stinore shfaqin sinjale që mjaft i nxehtë do të vijojë edhe muaji gusht.