27 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

“Mendësi shpelle”, Halimi e LDK-së i reagon Kurtit për përplasjen me Ramën

- Advertisement -

Sibel Halimi, Drejtoreshë e Kulturës në Kryeqytet i ka reaguar Kurtit pasi ky i fundit duke mos e përfillur kërkesën e Kryetarit Përparim Rama, për bashkëpunim më të madh që kryeqyteti t’i jetësoj projektet madhore, i tha atij “ta gjej një punë tjetër”.

Halimi e ka quajtur ‘mendësi shpelle’ gjuhën dhe çasjen e Kurtit, duke shtuar se është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.

E plotë:

Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.

Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.

Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.

Në mes të gjithë kësaj, kemi një kryetar që përpiqet të punojë për qytetarët, që mundohet të sjellë projekte dhe zgjidhje konkrete, por që ndeshet çdo ditë me murin e bllokimit politik dhe të ligësisë së organizuar.

Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë.

Të ngjashme

Të fundit