18.1 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Mendes diskuton mundësinë që Ronaldo të bashkohet me Messin në Inter Miami

- Advertisement -

Ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos në Portugali, Pedro Mendes, ka diskutuar mundësinë që sulmuesi i Al-Nassr të bashkohet me Lionel Messin në Inter Miami.

Duke folur për BoyleSports, Mendes tha: “Nëse Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Inter Miamit do të ishte mahnitëse për tifozët dhe e pabesueshme për futbollin në Amerikë. Do të thoshte se dy lojtarët më të mirë në historinë dhe të ardhmen e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përfundonin karrierën e tyre së bashku, gjë që do të ishte një ëndërr e realizuar”.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë dy lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm në shekullin e 21-të, nëse jo në historinë e sportit.

Së bashku, dyshja kanë fituar 13 Topa të Artë, nëntë Liga të Kampionëve dhe gjithsej 76 tituj.

Ata gjithashtu kanë shënuar gjithsej 1 mijë e 732 gola gjatë karrierës së tyre deri më tani, duke përjashtuar miqësoret, shkruan Goal.com.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit