4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Menaxhmeti i RTK-së pas suspendimit të një gazetarit: Kishte shkelje të detyrave dhe injorim të kërkesave

- Advertisement -

Gazetari-korrespodenti i Radio Televizionit të Kosovës, Asdren Agushi gjatë ditës së premte ka njoftuar se është suspenduar nga puna pas 7-viteve punë në këtë institucion.

Agushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyetimi për shkarkim nuk është as arsyetim.

Sot jam suspendu nga puna si gazetar-korrespodent nga RTK pas 7 vjet pune ne kete institucion. Arsyetimi per suspendim vetem arsyetim nuk eshte! Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nenshtrohem t’keqes! Nese i kam penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta.” – ka shkruar ai.

Rreth kësaj kanë reaguar nga menaxhmenti i RTK-së, të cilët kanë thënë se suspendimi ndaj gazetarit-korrespodentit ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave

Suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues. Sipas shkresave zyrtare, korrespondenti në Gjilan gjatë 2 muajve të fundit, ka realizuar vetëm 6 tema. Për më shumë, pavarësisht kërkesave të redaktorëve, gazetari-korrespondent nuk ka realizuar temat që i janë kërkuar dhe nuk i është përgjigjur emailave zyrtar. Një gjë e tillë bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së që ka për bazë ligjin e punës, konsiderohet shkelje e rëndë. Dhe masat që duhet të ndërmerren janë suspendim ose largim nga puna.” – thuhet në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit