3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Menaxhmenti i RTK-së e dënon aksionin e aktivistit të PSD-së

- Advertisement -

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sonte gjatë fillimit të transmetimit të lajmeve qendrore në Radio Televizionin e Kosovës, ku aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka shpalosur një pankartë ku shkruante “Radio Televizioni i Kurtit” si shenjë proteste pasi aktivisti i VV-së, Rilind Gërvalla është emëruar në krye të televizionit publik.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar menaxhmenti i RTK-së, duke e dënuar veprimin e aktivistit Nushi.

Reagimin e menaxhmentit, e lexoi moderatrja e lajmeve prapa të cilës u zhvillua ky aksion gjersa filloi transmetimi i lajmeve.

Reagimi i menaxhmentit:

Menaxhmenti i RTK-së dënon aktin e aktivistit të PDK-së, i cili fshehurazi dhe dhunshëm ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazhe të kundër me vlerat që prezanton transmetuesi publik, ju kujtojmë që aktivisti ishte i Partisë Socialdemokrate, pra PSD-së. RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit