18.4 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Memphis Dapay u nis drejt aeroportit, por iu vodh pasaporta – me shumë gjasë mungon te Holanda

- Advertisement -

Udhëtimi i Memphis Depay ka marrë një kthesë të papritur, pasi sulmuesit të Corinthians i është vjedhur pasaporta në Brazil, duke e penguar të udhëtojë për grumbullimin me kombëtaren.

Sipas raportimeve nga mediat braziliane, 31-vjeçari ishte gati të nisej menjëherë pas fitores së Corinthians ndaj Mirassol, por gjatë rrugës për në aeroport, dokumentet e tij u vodhën.

Depay ka njoftuar menjëherë Federatën Holandeze të Futbollit për incidentin. Federata ka konfirmuar se lojtari “po bën gjithçka që është e mundur për të udhëtuar sa më shpejt të jetë e mundur”, megjithëse pjesëmarrja e tij në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Maltës dhe Finlandës mbetet në dyshim.

 Memphis Depay, sulmuesi i Holandës

Trajneri i “Tulipanëve”, Ronald Koeman, është shprehur i zhgënjyer me situatën, pasi kishte planifikuar ta aktivizonte si titullar në repartin sulmuesi.

Depay, i cili së fundmi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Holandës, pritet të jetë mungesë e ndjeshme për skuadrën, që aktualisht kryeson Grupin G së bashku me Poloninë.

Të ngjashme

Të fundit