Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar në spital kandidatin për deputet Betim Gjoshin, i cili u lëndua gjatë aktiviteteve të fushatës.
Pas një ndërhyrjeje kirurgjike të suksesshme, Krasniqi shprehu lehtësimin që gjendja e Gjoshit po përmirësohet dhe uroi për shërim të shpejtë.
“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë. Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve që të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës,” u shpreh Krasniqi.
PDK-ja ka vazhduar aktivitetet e saj zgjedhore, duke i uruar Gjoshit një rikthim të shpejtë dhe të suksesshëm në fushatë.