20.4 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Memli Krasniqi uron Papa Leo XIV: Zgjedhja e tij shënon moment historik

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Kardinalin Robert Prevost, pasi u zgjodh Papa i ri.

Në postimin e tij në facebook, Krasniqi thotë se zgjedhja e papës së parë amerikan shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike.

“Uroj Kardinalin Robert Prevost – tashmë Papa Leo XIV, Papa i parë amerikan në histori, për zgjedhjen e tij si udhëheqës i Kishës Katolike. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për Ipeshkvinë e Kosovës, për besimtarët katolikë në vendin tonë, si dhe për gjithë komunitetin katolik në mbarë botën. Zgjedhja e tij shënon një moment historik dhe të veçantë për Kishën Katolike”.

“Uroj që pontifikati i tij të hapë një epokë të re paqeje, shprese dhe uniteti, në shërbim të besimit, drejtësisë dhe afrimit mes popujve”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit