Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Ferizajt Agim Aliu për zgjedhjen e tij në krye të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, ka uruar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate, raporton Scanner.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook, se Agim Aliu është model i qeverisjes lokale të PDK-së.
“Kryetari model i qeverisjes lokale të PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur sot kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërsa, po ashtu, kryetari i kryeqytetit tonë kulturor e historik, Shaqir Totaj, u zgjodh anëtar i bordit të kësaj organizate. Agimin dhe Shaqirin, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit te AKK-së, i uroj për marrjen e përgjegjësive të reja, i bindur se do të bëjnë punë të mira në përfaqësimin e interesave të komunave të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=501068791391856&id=100044662171388&sfnsn=mo