1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Memli Krasniqi u bën thirrje rinisë për angazhim: Ti ki za (Video)

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot videon e re, përmes së cilës u ka bërë thirrje rinisë së Kosovës që të bëhen pjesë e platformës së Rinisë Demokratike, përmes së cilës do të kenë zë për realizimin e ëndrrave dhe potencialit të tyre.

Kjo video vjen si pjesë e fushatës së PDK-së për procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike – ku qindra të rinjë janë anëtarësuar deri më sot.

“Kosovës i duhet zani yt. Për lagjen, për komunitetin dhe qytetin ku jeton. Për andrrat dhe potencialin e secilit prej jush. Unë ju siguroj që zani juj do të ndëgjohet. Ti ki za”, thotë Krasniqi në video.

Procesi i regjistrimit të të rinjve në kuadër të procesit zgjedhor të Rinisë Demokratike zgjatë deri më 20 nëntor. Secili i ri që do të regjistrohet, do të kenë mundësinë të zgjedh ose të zgjidhet në strukturat drejtuese të Rinisë.

Për më shumë, shikoni videon:

https://fb.watch/gB3hz-oZhU/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit