Në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” të Klan Kosovës, kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse hoqi dorë nga ky post.
Krasniqi, deklaron se ky vendim i tij nuk është i momentit, por i menduar e i peshuar mirë.
“Është vendim i befasishëm, sepse vendime të tilla ndonjëherë duhet të maten e të peshohen mirë, të diskutohen me një grup të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të afërt, por nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është një vendim i momentit”, tha Krasniqi.
Tutje, Krasniqi thotë se vendimi i tij për të hequr dorë nga drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimet e fundit, por për një trajektore të të gjithë rrugëtimit të tij politik.






