18 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Të dielën votoni për numrin 191 – për Mitrovicën që punon, që bashkon, që fiton



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë në përmbyllje të fushatës zgjedhore të kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

- Advertisement -

Krasniqi, në një tubim plot entuziazëm, në mesin e përkrahësve të PDK-së, ka thënë se ma mirë për Mitrovicën është me Arian Tahirin, pasardhësin e Bedri Hamzës.

“Para së gjithash, dua ta përshëndes më respektin më të thellë mikun tonë, kryetarin që ia ktheu dinjitetin dhe përfaqësimin Mitrovicës, Bedri Hamzën. Si çdo mentor i mirë, që gëzohet kur nxënësi i tij ec përpara, Bedriu më shumë se secili prej nesh ka arsye që të jetë krenar, sepse në Arian Tahirin, ai ka rritur dhe ka përgatitur pasardhësin e tij. Një lider të ri që e njeh qytetin, që i do njerëzit dhe që di të punojë për ta. Të dielën, votoni për PDK-në, votoni për numrin 191, votoni për Mitrovicën që punon, që bashkon, që fiton”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka falënderuar qytetarët dhe përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme.

“Për neve Mitrovica është ndjenjë, është emocion, është dashuri, është amanet dhe është entuziazëm dhe përkushtim i përditshëm në secilën ditë”, tha Tahiri.

Video materiali me pamje dhe deklarata:

Të ngjashme

Të fundit