-5.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon Ziadin Selën me bashkëpunëtorë, kërkojnë heqjen e masave kufizuese për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot në selinë e kësaj partie kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetaren e Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ilire Dauti, raporton Scanner.

Krasniqi ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për tema aktuale të interesit shtetëror e kombëtar, si dhe për çështjen e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të mos lejuar hyrjen e shtetasve të huaj pa dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, ku kanë shprehur shqetësimin për pengesat që po u shkaktohen shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Kosovë.

“Ne kemi reaguar në vazhdimësi lidhur me këtë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i shqyrtoj dhe ndryshoj këto kufizime. Si çdoherë, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në veçanti me shqiptarët atje.”, shkruan Kransniqi.

Pata kënaqësinë që sot të mirëpres Ziadin Selën, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, së bashku me bashkëpunëtorët e…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, February 2, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit