32.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon shefin e Zyrës së BE-së dhe ambasadorin gjerman, francez e italian: I sigurova se PDK do të luaj rol konstruktiv në shërbim të së ardhmes euro-atlantike të vendit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, , me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë, raporton Scanner.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Ambasadorët evropianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luaj rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar kreu i PDK-së.

https://www.facebook.com/share/p/UcPViMKNC72XCecn/?mibextid=9R9pXO

Të ngjashme

Të fundit