2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon në New York Alex Soros, zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar në New York, Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi.

Postimi i plotë:

Pas përfundimit të vizitës në Washington DC, dje në New York, takova Alex Soros, djalin e filantropistit të madh amerikan, George Soros, njëherit zëvendëskryetar i Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Alexi është ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Ballkan dhe kontribues shumëvjeçar i proceseve të ndryshme për zhvillimin e shteteve dhe shoqërisë civile aktive. Bashkë diskutuam dhe shkëmbyem ide në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi.

Vizioni ynë i përbashkët është një Kosovë e fuqishme dhe një Ballkan Perëndimor stabil, i integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Alexin e falënderova për pritjen, idetë dhe kontributin e vazhdueshëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkan./Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit