1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon Lajçakun në Bruksel: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, ka takuar sot përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, lideri i PDK-së ka njoftuar se me emisarin Lajçak kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike.

“Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar!”, shkruan Krasniqi.

Përveç në Bruksel, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndroj në edhe në Uashington.

Sot, gjatë vizitës në Bruksel kam zhvilluar takim edhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun…

Posted by Memli Krasniqi on Monday, November 14, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit