7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon Lajçakun, ia përsëritë qëndrimet e PDK-së për dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčak i cili e informoi partinë më të madhe opozitare në vend për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ia ka përsëritur ndërmjetësit evropian qëndrimin e PDK-pë për dialogun.

“Zotëri Lajčak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmirren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Krasniqi.

Gjatë ditës së djeshme, MIroslav Lajçak ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Lajçak deklaroi se me Kurtin kanë biseduar për rrugën në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Diplomati sllovak në një postim në Tëitter ka shkruar se gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti e ka përgëzuar për arritjen e marrëveshjes për energji me Serbinë javën e kaluar në Bruksel.

“Shumë mirë që u ktheva në Kosovë! E nisa vizitën time duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Unë gjithashtu e përgëzova atë për arritjen e një marrëveshjeje për energjinë javën e kaluar”, ka shkruar ai.

Ndryshe, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë arritën që të martën e kaluar arritën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë.

Qytetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të kryesuara me serbë nuk paguajnë energji elektrike prej më shumë se dy dekadave.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit