0.7 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon eurodeputetët liberalë në Bruksel: Fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, njëherit ko-president i ALDE-s, ka zhvilluar një mëngjes pune me disa nga eurodeputetët liberalë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që sot ka zhvilluar takime të ndara edhe me Felix Mittermayer nga partia austrike NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit tonë për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat u dakorduam të përqendrojmë komunikimin e mëtutjeshëm. Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmoj aspiratën e Kosovës për integrim!”, njofton lideri i PDK-së.

Përveç në Bruksel, lideri i opozitës dhe i PDK-së, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare gjatë javës do të qëndroj në edhe në Washington.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i…

Posted by Memli Krasniqi on Tuesday, November 15, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit