0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Memli Krasniqi takon Ambasadorin Amerikan, flasin për gjendjen e sigurisë dhe zgjedhjet në pjesën veriore

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin
e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ku diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në pjesën veriore dhe procesin zgjedhor në katër komunat atje.

Kreu i PDK-së la thënë se po presin nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që të sigurojnë kushtet e favorshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se garantimi i sigurisë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës duhet të jetë prioritet kryesor.

“Ambasadorin Hovenier e informova për qëndrimin e PDK-së rreth këtij procesi. Ne i jemi përgjigjur Dekretit të Presidentes për këtë proces zgjedhor dhe në respektim të afateve dhe ligjeve kemi propozuar kandidatët tanë për kryetarë dhe asamblistë në katër komunat në veri”, tha Krasniqi.

Sot, prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë,…

Posted by Memli Krasniqi on Thursday, December 8, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit