Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e marshit për drejtësi, raporton Scanner
“Bashkimi jonë rreth një kauzë të drejtë është pikërisht ajo që i duhet më së shumti Kosovës, sepse vetëm kështu siç ishim sot, ia kemi dalë gjithmonë ta mbrojmë të vërtetën dhe ta kërkojmë të drejtën që na takon”, ka shkruar ai në Facebook.
“Marshuam për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri”.
Postimi i plotë:
Bashkimi jonë rreth një kauzë të drejtë është pikërisht ajo që i duhet më së shumti Kosovës, sepse vetëm kështu siç ishim sot, ia kemi dalë gjithmonë ta mbrojmë të vërtetën dhe ta kërkojmë të drejtën që na takon.
Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshuam krenar për ata që dikur filluan marshin e lirisë, marshin e çlirimit!
Marshuam për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë.
Marshuam për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri.
Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç marshuan dikur si çlirimtarë.
Sepse, Ata janë heronj të gjallë që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë.
Prandaj, siç u mblodhëm sot bashkë, për të marshuar për drejtësi, duke u solidarizuar me çlirimtarët tanë, ju ftoj që ta ruajmë frymën e unitetit brenda nesh, ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën që e duam për vete e për fëmijët tanë, për Kosovën të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar dhe të cilën e kemi borxh që ta bëjmë realitet.
Kështu do t’u dalim hakut atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin tonë. Kjo duhet të jetë rruga jonë e përbashkët për Kosovën e ëndrrave tona.
Për Kosovën që na bashkon e në të cilën DIELLI DO TË LIND PËRSËRI!
Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!
Drejtësi për çlirimtarët tanë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=736332587865474&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz