28.9 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Shtimja gati për ndryshim, më 12 tetor votohet Dr. Përparim Ramusa

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një tubim në Shtime, ku ka thënë se qytetarët janë të gatshëm për ndryshim më 12 tetor, duke votuar për Dr. Përparim Ramusën dhe listën e PDK-së për Kuvendin Komunal.

Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale katërvjeçare, duke thënë se ka qenë e orientuar për interesa personale dhe jo për qytetarët. Krasniqi ka theksuar se Dr. Ramusa, mjek dhe përkushtues ndaj qytetarëve, është gati të shërbejë komunën me përgjegjësi dhe vizion.

“Bashkë me të, kemi listën më të mirë për Kuvendin Komunal, me profesionistë, mjekë, arsimtarë, të rinj e gra të përgatitura, që përfaqësojnë çdo cep të komunës. Kjo është PDK – partia e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit. Më 12 tetor, ma mirë për Shtimen është me Dr. Përparim Ramusën!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit