-7.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: Serbia ka përgjegjësi për sigurinë e policëve tanë, Kryeministri për rikthimin e tyre në shtëpi

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në seancën e Kuvendit, ka thënë se dje, përmes veprimeve të saj tinëzare dhe armiqësore, Serbia realizoi një akt të pastër agresioni ndaj Kosovës, raporton Scanner.

“Kidnapimi i tre policëve të Kosovës në territorin tonë është shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë. Këto veprime të Serbisë janë një shpërfillje e hapur ndaj të drejtës dhe obligimeve ndërkombëtare, si dhe parimeve të demokracisë. Për më tepër, ky është një provokim i hapur dhe një qëndrim i qartë i Serbisë se nuk do paqe me Kosovën”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i Opozitës ka theksuar se përmes këtij veprimi, Serbia e Aleksandër Vuçiqit dëshmoi se mbetet me logjikën e njëjtë sikur të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.

Gjithsesi, Krasniqi tha se tani, përtej politikës, e rëndësishme është rikthimi i tre policëve të kidnapuar në shtëpi. Për rikthimin e tyre, Krasniqi ka thënë se është përgjegjësi e Kryeministrit Kurti.

“E gjithë Kosova është e bashkuar në pritjen dhe përpjekjen për kthimin e sigurt dhe të shpejtë të zyrtarëve tanë policorë të rrëmbyer. Ne kërkojmë që Serbia të sigurojë informacione për sigurinë e tyre dhe kushtet e mbajtjes së tyre. Më vonë do të ketë kohë për të parë se çfarë ndodhi dhe pse. Tani të gjithë duhet të fokusohemi në rikthimin e tyre të menjëhershëm. Gjithsesi, përderisa përgjegjësia për shëndetin dhe sigurinë e policëve tanë është e Serbisë, përgjegjësia për kthimin e tyre në shtëpi tani është e juaja, Kryeministër”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi kritikoi Kryeministrin Kurti se përmes qëndrimeve të tij dhe mos-koordinimit me aleatët ndërkomëbtarë, sot, ai ka humbur edhe mbështetjen e tyre qoftë edhe për rikthimin e policëve tanë të rrëmbyer.

“Për më shumë se 24 orë, asnjë deklaratë as të QUINT-it, as të BE-së, as të NATO-s në lidhje me detajet, dënimin e aktit apo kërkesë për rikthimin e policëve tanë në shtëpi. Madje, as për të konfirmuar faktin e kidnapimit të policëve brenda territorit të Kosovës. Por, duhet ta themi qartë, kjo është çfarë ndodhë kur qeveriset me arrogancë, me shpërfillje e pa bashkëpunim e pa koordinim, Kryeministër. Keni pasur tejet shumë paralajmërime javët e fundit dhe nuk e keni dëgjuar asnjë. Madje, jeni tallur edhe me disa prej tyre, duke i shtyrë aleatët tanë që të distancohen dhe të marrin qëndrime kundër Kosovës. Sot, kur ata të duhen më së shumti, për të garantuar rikthimin e zyrtarëve tanë policorë në Kosovë, a e keni këtë mbështetje?”, ka thënë Krasniqi.

E gjithë Kosova është e bashkuar në pritjen dhe përpjekjen për kthimin e sigurt dhe të shpejtë të zyrtarëve tanë policorë të rrëmbyer. Ne kërkojmë që Serbia të sigurojë urgjentisht informacione për sigurinë e tyre dhe kushtet e mbajtjes së tyre. Gjithsesi, përderisa përgjegjësia për shëndetin dhe sigurinë e policëve tanë është e Serbisë, përgjegjësia për kthimin e tyre në shtëpi tani është e juaja, Kryeministër!

Posted by Memli Krasniqi on Thursday, June 15, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit