8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Memli Krasniqi pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është pritur sot në Washington DC nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Lideri opozitës e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë – si fundament i fuqizimit të shtetësisë sonë.

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se SHBA-të kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, siç tha ai, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit