18 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Memli Krasniqi prezanton Edon Canën si kandidat të PDK-së për kryetar të Rahovecit

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka prezantuar Edon Canën si kandidat të kësaj partie për kryetar të Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha për Canën se ai është në njeri i vendosur, inteligjent, punëtor e i ndershëm, gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin.

“Mbrëmë ishim në Rahovec, në prezantimin e kandidatit tonë për Kryetar të Komunës, Edon Canës, dhe ekipit të tij. Që nga ditët e studimeve në Londër, para 20 vitesh, kam parë te Edoni një njeri të vendosur, inteligjent, punëtor e të ndershëm, gjithmonë të gatshëm të japë maksimumin. Edoni sjell me vete vizion e përvojë ndërkombëtare, energji dhe dashuri të madhe për vendlindjen”.

“Ai e di si të sjellë investime dhe zhvillim, për ta bërë realitet projektin Rahoveci 2035: një komunë moderne, me ekonomi të fortë dhe kryeqendër të agroturizmit. Prandaj, me 12 tetor, zgjidhja është e lehtë: Ma Mirë me Edonin dhe PDK-në!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit