3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Memli Krasniqi përfundon vizitën zyrtare në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

- Advertisement -

Pasi e nisi vizitën e tij zyrtare në nderim të heronjve amerikanë në Arlington në Washington DC, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nderuar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, heronjtë shqiptarë, vëllezërit Bytyqi, raporton Scanner.

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës.

“Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme!”, tha Krasniqi./Scanner/

Vizitën në SHBA e përfundova me homazhe në Yonkers të New Yorkut, pranë varreve të heronjve shqiptarë, vëllezërve…

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, November 20, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit