-5.1 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Memli Krasniqi për vizitën e Gërvallës në ShBA: Me u sillë korridoreve e mos me e pritë kërkush, e dhimbshme – le të na japin sqarime

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë është e dhimbshme që ministren e Jashtme Donika Gërvalla nuk e ka pritur askush në SHBA siç është raportuar

Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se Ministria e Jashtme duhet të jap sqarime për këtë.

Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht Gërvalla është përfaqësuese e shtetit, dhe do të ishte e dhimbshme nëse “është sjellur koridorëve”.

“Është për keqardhje ministrja e Jashtme, zëvendëskryeministrja e shtetit me shku me u sjellë korridoreve e mos me prit kërkush, nuk e di a ka shku me ftesa të thjeshta që i dërgojnë kongresmenë. Kish me qenë e dhimbshme nëse u sill korridoreve. Këta nuk po e kuptojnë që këta nuk janë si individë, janë përfaqësues të shtetit fatkeqësisht. Besoj që është mirë me na jap sqarime Ministria e Jashtme”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit