Home Lajme Memli Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Memli Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

0
Memli Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Memli Krasniqi ka kujtuar heroin Agim Ramadani në 25 vjetorin e rënies, shkruan Scanner.

“Agim Ramadani – komandant “Katana”, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjaton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak”, shkruan Krasnniqi.

Postimi i plotë:

A mjafton
të presim vetëm,
e të shikojmë
duke larguar perdën,
për të parë si na vjen liria?

Agim Ramadani – komandant “Katana”, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjaton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak.

Lavdi heroit të Kosovës,i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.

Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund!

Exit mobile version