3.5 C
New York
Thursday, December 25, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e palëkundur drejt zgjedhjeve të së dielës

- Advertisement -

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e fundit e shtabit qendror zgjedhor të PDK-së, në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Krasniqi ka theksuar se mbledhja është zhvilluar në prani të kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke nënvizuar unitetin dhe vendosmërinë e strukturave partiake.

“Jemi bashkë, të palëkundur dhe të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm.Rruga jonë është e qartë, pa dilema dhe pa kthim pas. Përpara është misioni ynë për qytetarët dhe për Kosovën.Bashkë. Përpara”, ka shkruar Krasniqi./IndeksOnline/

 

Të ngjashme

Të fundit