0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Memli Krasniqi: PDK do të dorëzojë ankesën në PZAP për mbrojtjen e integritetit të votës në Mitrovicë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se PDK do të dorëzojë sot ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas shqetësimeve të ngritura nga komisionerët e partisë në Mitrovicë lidhur me integritetin e procesit zgjedhor.

“Prej mbrëmë, menjëherë pas njoftimit nga komisionerët tanë në Mitrovicë për shqetësimet rreth integritetit të procesit zgjedhor atje, kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve. Shqetësimet e paraqitura janë serioze dhe, si të tilla, po i adresojmë në të gjitha instancat dhe adresat përkatëse,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se në orën 12:00, në selinë e partisë, PDK do të mbajë një konferencë për media ku do të prezantohen detajet dhe veprimet konkrete lidhur me këtë çështje.

“Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarit dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen me kujdes dhe plotësisht nga institucionet përkatëse,” ka theksuar ai.

Krasniqi ka kërkuar që procesi të zhvillohet me transparencë, drejtësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që besimi i qytetarëve në zgjedhje të mbetet i plotë.

“Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vërtetë të votuesve me përgjegjësi, qetësi dhe bindjen e plotë se e vërteta do të dalë në dritë,” ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

Postimi i plotë:

Prej mbrëmë, menjëherë pas njoftimit nga komisionerët tanë në Mitrovicë për shqetësimet rreth integritetit të procesit zgjedhor atje, kemi ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve. Shqetësimet e paraqitura janë serioze dhe, si të tilla, po i adresojmë në të gjitha instancat dhe adresat përkatëse.

Sot, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë, brenda afatit ligjor, edhe ankesën e saj zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në ora 12:00, në selinë e partisë do të kemi një konferencë për media për të bërë të ditura detajet dhe veprimet tona lidhur me këtë çështje.

Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarit dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen me kujdes dhe plotësisht nga institucionet përkatëse.

Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar, PDK kërkon që çdo procedurë të trajtohet me transparencë, drejtësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor të mbetet i plotë.

Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e vërtetë të votuesve me përgjegjësi, qetësi dhe bindjen e plotë se e vërteta do të dalë në dritë.

Të ngjashme

Të fundit