Kryetari i Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas barazimit të Kosovës me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai ka thënë se djelmoshat e Kosovës kanë luajtur me zemër.
“Me Malin, në “Fadil Vokrri”, në mbështetje të djelmoshave tanë, që dëshmuan edhe sonte se luajnë me zemër deri në sekondin e fundit, duke na bërë krenar secilin. Përjetësisht me ty, Kosovë! 🇽🇰❤️”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.