0.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Memli Krasniqi para takimeve zyrtare në Washington bën homazhe tek varrezat e Arlingtonit

- Advertisement -

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi para fillimit të takimeve zyrtare në SHBA sot ka bërë homazhe në varrezat nacionale të Arlingtonit, për të nderuar ushtarët amerikanë, të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci, raporton Scanner.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë ushtarët amerikanë, që ndër vite kanë kontribuuar për paqe në Kosovë.

“Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë.  Faleminderit mijëra ushtarëve amerikanë të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë”, shkruan Krasniqi.

Lideri opozitar dhe i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron në Washington, ku do të takojë zyrtarë të niveleve të larta të SHBA-ve.

Ishte e pashmangshme që, para se të nisë takimet zyrtare në SHBA, të nderoj ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të…

Posted by Memli Krasniqi on Wednesday, November 16, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit