6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Memli Krasniqi niset për vizitën në Washington e Bruksel: Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e strategjikë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka udhëtuar për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel ku gjatë javës së ardhshme do të ketë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Scanner.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!”, tha Krasniqi.

Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat…

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, November 13, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit