16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Memli Krasniqi: Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i shoqëruar nga Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi po marin pjesë në pritjen zyrtare të festës për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Kreu i PDK-së nga Tirana ka dërguar një mesazh të veçantë urimi për të gjithë shqiptarët e posaçërisht për çlirimtarët e UÇK-së që aktualisht ndodhen në Hagë.

Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij. Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh. Sot dhe përjetësisht – le të rrojnë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët! 🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit