19.6 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Memli Krasniqi nga protesta në Tiranë: Vetëm UÇK mund t’i bashkojë shqiptarët

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar me emocione pas protestës së madhe që u mbajt sot në Tiranë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim të ndjerë, Krasniqi tha se vetëm UÇK-ja dhe kërkesa për drejtësi për historinë e saj mund t’i bashkojnë shqiptarët në këtë mënyrë – me krenari, besë e nder.

“Emocione! Krenari! Bashkim! Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin kështu shqiptarët – me mijëra, me zemër, me besë e nder. Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës,” ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së theksoi se bashkimi i sotëm është dëshmi e mbështetjes së palëkundur për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre, të cilët po përballen me akuza në Hagë.

“Jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi! Liri për çlirimtarët tanë!”, përfundon reagimi i Krasniqit.

Të ngjashme

Të fundit