21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Viti: Më 12 tetor nis zhvillimi i hovshëm me Bekim Azizin kryetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Viti në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Bekim Azizi.

- Advertisement -

Krasniqi tha se pas datës 12 tetor me Bekim Azizin në krye, Vitia do ta ketë një udhëheqje të ndershme dhe të vendosur.

“Bekimi është kandidat i qytetarëve të Vitisë dhe vërtetë e shoh edhe nga takimet, e ndjej edhe nga komunikimet që kam me njerëz të kësaj ane, të këtij rajoni, në Viti e Anamoravë gjithandej që rreth Bekës janë bashkuar të gjithë ata që e duan ndryshimin. Me 12 tetor votojmë numrin 191, Bekim Azizin, PDK-në në mënyrë që të fillojmë kapitullin e ri të zhvillimeve të hovshme edhe për Vitinë”, ka theksuar kreu i PDK-së.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Vitisë, Bekim Azizi është zotuar për qeverisje të ndershme dhe punë të mira për përmirësimin e cilësisë së jetesës në këtë komunë.

“Me mirësi, me program, me bujari, pranë familjeve, pranë qytetarëve, pranë të gjithëve do të jemi deri më 12 tetor, të paraqesim vizionin tonë, idetë tona, sepse qytetarët po na japin përkrahje, po na japin fuqinë, po na japin fitoren”, tha Azizi.

Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/d/db605b7d-a972-448d-80fc-f99eb1e06f35

Të ngjashme

Të fundit