28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Viti: Ju falënderoj që vendosur të votoni për numrin 191 – PDK-në dhe Bekim Azizin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me struktura dhe përkrahës të partisë në Viti ka thënë se ndihet mirë qe këta qytetarë po e kërkojnë ndryshimin.

- Advertisement -

Krasniqi ka theksuar se me Bekim Azizin dhe ekipin e tij, Vitia do të përjetojë një qeverisje të ndershme dhe zhvillimore.

“Keni vendosur për Bekën, keni vendosur për numrin PDK-në, keni vendosur për numrin 191 dhe ju falënderoj nga zemra të gjithëve. Mirë që keni vendosur, sepse boll ka pritë Vitia, sepse kur e përsëritë zgjedhjen e njëjtë nuk mund ta presësh ndryshimin. Ndryshimi është ai që e dëshirojnë qytetarët e Vitisë”, ka thënë ai.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Vitisë, Bekim Azizi u shpreh mirënjohës për përkrahjen që po i jepet programit të tij, i cili garanton perspektivë dhe zhvillim për Vitinë.

“Jam shumë i respektuar dhe i nderuar, për gjithë këta që jeni, për përkrahjen që po e jepni, për të gjithë punën dhe angazhimin që po e bëni këto ditë, deri në fitoren e madhe më 12 tetor, të cilën do ta festojmë së bashku”, ka thënë ai.

Video materiali me pamje dhe deklarata:

https://www.swisstransfer.com/d/722df75e-5875-466a-bc2c-34fa0962d5e5

Të ngjashme

Të fundit