Krasniqi ka theksuar se me Bekim Azizin dhe ekipin e tij, Vitia do të përjetojë një qeverisje të ndershme dhe zhvillimore.
“Keni vendosur për Bekën, keni vendosur për numrin PDK-në, keni vendosur për numrin 191 dhe ju falënderoj nga zemra të gjithëve. Mirë që keni vendosur, sepse boll ka pritë Vitia, sepse kur e përsëritë zgjedhjen e njëjtë nuk mund ta presësh ndryshimin. Ndryshimi është ai që e dëshirojnë qytetarët e Vitisë”, ka thënë ai.
Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Vitisë, Bekim Azizi u shpreh mirënjohës për përkrahjen që po i jepet programit të tij, i cili garanton perspektivë dhe zhvillim për Vitinë.
“Jam shumë i respektuar dhe i nderuar, për gjithë këta që jeni, për përkrahjen që po e jepni, për të gjithë punën dhe angazhimin që po e bëni këto ditë, deri në fitoren e madhe më 12 tetor, të cilën do ta festojmë së bashku”, ka thënë ai.
Video materiali me pamje dhe deklarata:
https://www.swisstransfer.com/