7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në takim me presidentin Meta, e vlerëson lartë kontributin e tij për Kosovën

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dy ditë para përfundimit të mandatit të këtij të fundit, raporton Scanner.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar lartë kontributin e Presidentit Meta lidhur me unifikimin politik dhe qytetar për çështjet me ndikim për Kosovën dhe Shqipërinë që nga koha e luftës çlirimtare, e deri në ditët e sotme.

“Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan lideri i PDK-së.

Kënaqësi e veçantë ta mirëpresim në selinë tonë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për të vlerësuar…

Posted by Memli Krasniqi on Friday, July 22, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit