14 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Memli Krasniqi në Prizren: Më 9 nëntor votoni për vazhdimësi, votoni për Shaqir Totajn

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një tubim në mesin e mbështetësve të kësaj partie në Prizren ka thënë se Shaqir Totaj është kandidati i njerëzve që duan zhvillim.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka theksuar se Prizreni zgjedh punën, bashkimin dhe të ardhmen duke votuar për Shaqën.

“Nën udhëheqjen e tij, Prizreni ka ecur përpara, është bërë më i pastër, më i rregullt, më turistik e më i jetueshëm për të gjithë. Dhe rruga përpara është edhe më e mirë, me Shaqir Totajn në krye. Më 9 nëntor, voto për vazhdimësi, për dinjitet, për Prizrenin që fiton! Voto Shaqir Totajn #PDK191”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Të ngjashme

Të fundit