Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me strukturat dhe simpatizantët e PDK-së në Lipjan, ka thënë se është koha që ky qytet ta konsolidojë identitetin e vet urban.
Sipas Krasniqit, Lipjani mund të shndërrohet në qendër dhe qytet të rëndësishëm vetëm nën udhëheqjen e Shukri Bujës.
“Kjo është ngrohtësia që ma garanton që keni vendosur për datën 12 tetor: Ta bëni kryetar edhe një herë Shukri Bujën”, ka thënë ai.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja duke bërë thirrje që të votohet numri 191, u zotua për investime në të arsim, sport, infrastrukturë, shëndetësi dhe përmirësim të mirëqenies sociale.
“Ju me votën tuaj jo vetëm që më bëni nder mua, jo vetëm që më bëni krenar, por i bëni krenarë edhe ata që po e zhvillojnë betejën e fundit, ata që janë sot duke mbrojtur luftën tonë çlirimtare”, ka thënë Buja.